“SPAK drejt zbardhjes së çështjes CEZ-DIA”, gazetari Sokolaj: Hetimet janë në pikën kulmore

Shqipëria

“SPAK drejt zbardhjes së çështjes CEZ-DIA”, gazetari Sokolaj: Hetimet janë në pikën kulmore

Më: 19 mars 2024 Në ora: 23:50
Trashgim Sokolaj

Gazetari Trashgim Sokolaj thotë se Prokuroria e Posaçme (SPAK) është drejt zbardhjes së çështjes CEZ-DIA.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Sokolaj u shpreh se hetimet janë në pikën kulmore.

“Në fakt, kjo është një çështje e filluar në vitin 2019 ngs SPAK, bazuar në kallëzimin e bërë nga një ish punonjës i sistemit energjitik në vend dhe më pas i plotësuar me informacione të publikuara në media dhe të mbledhura nga SPAK. Në informacionet që kam, ky hetim nuk është në fundin e tij, por është në pikën e tij kulmore. Deri tani, SPAK ka marë në pyetje protagonistët kryesorë të kësaj afere. Në informacionin që kam, SPAK, duke ndjekur transfertat që janë bërë për shkak të kësaj skeme të madhe mashtrimi, gjurmët e SPAK kanë arritur në disa shtete të huaja. Mund të përmend Francën, Anglinë, Zvicrën, Afrikën e Jugut dhe Kongon, ku ka rezultuar se është tranferuar vlera deri në 5 milionë euro, të përfituara nga kjo skemë mashtrimi që u krijua këtu me mbledjen e borxheve, të  CEZ nga DIA, gjë që në fakt, në realitet nuk ndodhi.

SPAK është detyruar që t’i drejtohet këtyre shteteve me kërkesa për letër porosi. Një pjesë e kondiserueshme kanë mbërritur në SPAK. Sipas të dhënave që unë kam, SPAK e ka zbardhur tablonë kryesore të kësaj afere”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat