Refuzon ekstradimin drejt Rusisë, Apeli merr vendimin për Igor Kokunov

Shqipëria

Refuzon ekstradimin drejt Rusisë, Apeli merr vendimin për Igor Kokunov

Më: 20 mars 2024 Në ora: 11:42
Refuzon ekstradimin drejt Rusisë, Apeli merr vendimin për Igor Kokunov

Gjykata e Apelit vendosi të lejë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për rusin Igor Kokunov.

Kujtopjmë se në shkurt Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Igor Kokunov, i arrestuar gjashtë muaj më parë në Shqipëri.

Ai ju drejtua me rekurs kësaj gjykate duke kërkuar pushim të çështjes me pretendimin se Rusia nuk e ka dërguar kërkesën brenda afateve ligjore.

I njohur me nofkën Vasia Bandit, pra hajdut me ligj, prokuroria ruse thotë në dosjen që Top Channel disponon se 60-vjeçari nga viti 1993- 2019 mori postin më të lartë në hierarkinë kriminale.

Statusi “hajdut me ligj” thotë zëvendës prokurori i Përgjithshëm rus, është statusi më i lartë i përjetshëm në hierarkinë kriminale dhe dëshmon përkatësinë e tij dhe autoritetin e padiskutueshëm në elitës kriminale.

Rusët i thonë Shqipërisë se Kokunov nga 2005- 2015 ofroi patronazh kriminal të veprimtarisë së kompanisë së  përbashkët aksionere “FIRST Moscow Watch Factory” me një tarifë për të marrë para në gati 1 milionë rubla.

Më pas zgjidhi konflikte me strukturat e tjera kriminale derisa zuri postin më të lartë me këta udhëheqës të botës kriminale, shkruhet më tej në dosjen që Top Channel e disponon ekskluzivisht.

Njoftimi i plotë

Referuar raportimeve në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Më datë 26.08.2023, në pikën e kalimit Kufitar Muriqan Shkodër, është arrestuar shtetasi rus me iniciale I. K. Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol NCB Moskë, referuar vendimit penal administrativ dhënë nga Gjykata e Moskës më datë 18.02.2022. Gjykata ruse ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit “arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrja e një pozicioni më të lartë në hierakinë kriminale”, parashikuar nga neni 210/1 i Kodit Penal i Republikës së Rusisë dhe dënimi maksimal i kësaj dispozite është 15 vjet burgim.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka zhvilluar gjykimin lidhur me lejimin e ekstradimit të shtetasit rus me iniciale  I. K, për efekt të zbatimit të vendimit penal administrativ “arrest në burg” dhënë nga Gjykata e Moskës me datë 18.02.2022.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin nr. 578 (4901), datë 14.11.2023, ka vendosur:

Pranimin e kërkesës.

Lejimin e ekstradimit, të shtetasit K për efekt të zbatimit të vendimit penal administrativ “arrest në burg” dhënë nga Gjykata e Moskës me datë 18.02.2022.
Një kopje e këtij vendimi t’i komunikohet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadës së Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë, nga personi nën hetim me iniciale I. K, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe refuzimin e ekstradimit në Federatën Ruse.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 20.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Lutfije Celami,  vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr.578 (4901), dt.14.11.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

-Një kopje e vendimit ti komunikohet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadës së Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë.

Tiranë, 20.03.2024

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat