Denoncimi i Gazment Bardhit: PS, terror ndaj shërbimit civil për t’i anëtarësuar në parti

Shqipëria

Denoncimi i Gazment Bardhit: PS, terror ndaj shërbimit civil për t’i anëtarësuar në parti

Më: 20 mars 2024 Në ora: 18:49
Gazment Bardhi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, denoncoj presionin që po i ushtrohet administratës shtetërore per tu antarësuar në Partinë Socialiste. Bardhi,  tha se ne kuadër të anëtarësimeve, qeveria socialiste po ushtron reprezalje ndaj shërbimit civil.

“E dini çfarë po ndodh? Del dhe krenohet për anëtarësimet e reja në partinë Socialiste, po shkoni pak dhe pyesni çfarë terrori po ndodh në administratën publike. Çdo punonjës I administratës publike i shërbimit civil, që ka punuar me Partinë Demokratike, me Partinë Socialiste, kurrë nuk janë kërcënuar me bukën e gojës për tu anëtarësuar në një parti politike.

Sot që flasim janë nën terrorin e bandës shtetërore me në krye Edi Ramën, ose të anëtarësohen në Partinë Socialiste ose të japin dorëheqjen për tu larguar nga shërbimi civil ose administrate publike. A mund të jetë ky një vend kandidat për në Bashkimin Europian? A është ky një vend anëtar i NATO-s që kërcënon punonjës 30-vjeçar të administratës dhe shërbimit civil  që nëse nuk anëtarësoheni në një parti politike do të largohen nga puna?

këta njerëz që i shërbejnë shtetit shqiptar, që kanë punuar me çdo qeveri dhe do të punojnë me çdo qeveri sa kohë janë profesionistë në administratë nuk mund të kërcënohen me bukën e gojës nga asnjë parti. Kjo po ndodh sot”, tha Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat