Bardhi i la një ‘karrige’ Bashës tek “Zgjedhorja”, Kreu i PD: Këtyre u duhej posti i Enkelejd Alibeajt! E kanë sabotuar!

Shqipëria

Bardhi i la një ‘karrige’ Bashës tek “Zgjedhorja”, Kreu i PD: Këtyre u duhej posti i Enkelejd Alibeajt! E kanë sabotuar!

Më: 21 mars 2024 Në ora: 11:43
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar “karrigen” bosh që i la kreu i Grupit Parlamentar të kësaj force politike, Gazment Bardhi në Komisionin për Reformën Zgjedhore.

Basha u shpreh se e gjithçka është bërë për karrige dhe jo për parime, duke shtuar se “Rithemelimi” donte postin e Enkeled Alibeajt në Komision, duke shtuar se sabotuan Reformën Zgjedhore.

“E gjitha kjo ka qenë për karrige dhe jo parime. Ata kishin përfaqësime por nuk erdhën, Por donin karrigen e Alibeajt. Pse e donin karrigen e tij. Dolën këta që e sabotuan reformën zgjedhore.

Bëhen për të justifikuar veprime që do i shohin në të ardhmen, Damian Gjiknuri nuk humbi kohë për të nxjerrin objektivat e PS që janë rigarimi i personave me precedent kriminalë”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat