Devoll/ Dyshohet se futën mall kontraband nga Greqia, 1 i arrestuar e 1 i proceduar

Shqipëria

Devoll/ Dyshohet se futën mall kontraband nga Greqia, 1 i arrestuar e 1 i proceduar

Më: 23 mars 2024 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Një shtetas në Devoll është arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht, pasi dyshohet se futën mall kontrabandë nga kufiri i gjelbër nga Greqia.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është konstatuar një kamionçinë e ngarkuar me disa kuintalë fruta të thata, të cilat dyshohet se janë marrë në Greqi e janë kaluar nga mali drejt qytetit të Bilishtit.

Malli i transportuar nuk kishte dokumentacionin përkatës. Ky nuk është rasti i parë kur konstatohen tentativa të kondrabandimit të mallrave, pasi janë konstatuar edhe tre raste të tjera me të arrestuar dhe të proceduar penalisht.

Njoftimi i Policisë:

Devoll/Goditet 1 rast i kontrabandës me mallra ushqimore.

Goditja si rezultat i bashkëpunimit të Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Korçë, AMP Korçë-Elbasan dhe Komisariatit të Policisë Devoll.

Sekuestrohen 530 kg produkt ushqimor që dyshohet se është kontrabanduar nga Greqia, për t’u shitur në Shqipëri.

Arrestohet 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, të cilët u kapën duke transportuar këtë sasi, të ndarë në kuti.

Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandimit me mallra, informalitetit, si dhe falë inteligjencës policore dhe bashkëpunimit të specialistëve për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar të DVP Korçë, AMP Korçë-Elbasan dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, u godit një tjetër rast. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 28 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 28 vjeç, të dy banues në fshatin Vidohovë, Devoll.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në aksin rrugor “Miras-Bilisht” në afërsi të fshatit Kuç, Devoll, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin A. Sh., dhe pasagjer shtetasin A. Xh., gjetën 530 kg produkt ushqimor (fruta të thata), i cili dyshohet të jetë kontrabanduar nga Greqia. Sasia e produktit ishte e ndarë në kuti, me mbishkrime në gjuhët greke dhe angleze, dhe ishte e papajisur me fatura blerjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat