Mbanin armë zjarri në banesë, arrestohen babë e bir në Tiranë

Shqipëria

Mbanin armë zjarri në banesë, arrestohen babë e bir në Tiranë

Më: 24 mars 2024 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Babë e bir janë arrestuar këtë të diel në kryeqytet, pasi mbanin armë zjarri në banesë.

Në kuadër të operacionit policor “Home”, ranë në pranga babë e bir, konkretisht Ismet dhe Klaos Haldeda, të moshave 21 dhe 42 vjeç, banues në Vaqarr.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, u finalizua operacioni policor i koduar “Home”. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Sekuestrohen një armë zjarri, municion luftarak dhe një mjet prerës thikë, vihen në pranga babë e bir. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në vijim të zbatimit të masave të caktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për një rast armëmbajtjeje pa leje, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Home”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve 21 vjeç, dhe 42 vjeç, (babë e bir), të dy banues në Vaqarr.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë, i gjetën një mjet prerës thikë, dhe në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së babait të tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri dhe sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat