Meta nga Elbasani: Janë zbrazur auditorët, 100 degë pritet të mbyllen vitin e ardhshëm

Shqipëria

Meta nga Elbasani: Janë zbrazur auditorët, 100 degë pritet të mbyllen vitin e ardhshëm

Më: 29 mars 2024 Në ora: 18:10
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një tryezë për arsimin në Elbasan është shprehur se shifrat e shpopullimit janë të frikshme dhe këtë e ndjejnë më shumë mësuesit e pedagogët, të cilët shohin sesi po zbrazen auditorët.

Meta tha se në 4 vite akademike kemi humbur 20 mijë studentë, ndërsa tha se vitin e ardhshëm pritet të mbyllen rreth 100 degë.

Ai gjithashtu u ndal te rezultatet e PISA, duke thënë se jemi në diferencë të frikshme me vendet e rajonit dhe kjo sepse mësuesit nuk janë misionarë, por patronazhistë.

“Shifrat e shpopullimit janë të frikshme, e ndjejnë më shumë mësuesit, pedagogët e edukatorët, sesi zbrazën vit pas viti auditorët. Pavarësisht gjithë kësaj situate, ajo që duket më qartë është vetë boshatisja e universiteteve, që është një proces që ndodh në të gjitha ciklet.  Në 4 vite akademike kemi humbur 20 mijë studentë. Të 8 në botë për emigrimin më të lartë për ikjen e trurit dhe renditemi me vendet që janë në luftë. 100 degë pritet të mbyllen vitin tjetër,

Dihet se çfarë shuplakë ishin për qeverinë rezultatet e PISA dhe kjo nga politizimi i arsimit. Treguan që fëmijët, 70% nuk marrin kuptimin e asaj që lexojnë. Jemi të 69 nga 80 vende. Diferencë e frikshme me vendet e rajonit, Serbia e 38, Mali i Zi i 50, RMV 56. Kjo sepse mësueset nuk konsiderohen misionarë, por patronazhistë. Patronazhistë të njëri-tjetrit, të fëmijëve dhe të prindërve të fëmijëve.

Jemi ëktu sepse e kam thënë dhe më parë, një mësues shqiptar në Velipojë merr gjysmën e pagës që merr një mësues në Ulqin.

Vetëm 4 vitet e fundit, vec nxënësve dhe studentëve që janë pakësuar, janë rralluar dhe mësuesit. Kemi 2 mijë mësues më pak dhe ka më pak interes për ndjekjen e degës së mësuesisë”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat