Kardinali shqiptar uron besimtarët nga Vatikani: Jetojmë në kohën e të papriturave, paqe e begati për popujt

Shqipëria

Kardinali shqiptar uron besimtarët nga Vatikani: Jetojmë në kohën e të papriturave, paqe e begati për popujt

Më: 30 mars 2024 Në ora: 12:10
Ernest Troshan Simoni

Kardinali shqiptar 96-vjeçar, Ernest Troshan Simoni, uron nga Vatinkani besimtarët e krishterë sot për Pashkë.

Në mesazhin e tij, në këtë festë të rëndësishme për katolikët, Kardinali uron paqe dhe begati.

“Vëllezër dhe motra shqiptarë kudo që jeni, jetojmë në një kohë kur njerëzimi është mbushur me të papritura. Sot është festë e ngadhënjimit të pamatur të Krishtit përmbi shkatërrimin e vdekjes që i trishton të gjithë njerëzit.

Urojmë që të gjithë popujt tanë, kudo që janë në botë të bashkohen. Përhapni dashurinë e Krishtit që të gjithë popujt e botës të jenë në harmoni. Paqe e begati. Për shumë vjet Pashkë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat