Ishte në kërkim pasi ishte dënuar me 3 vite burg, ndalohet nga policia 43-vjeçari

Shqipëria

Ishte në kërkim pasi ishte dënuar me 3 vite burg, ndalohet nga policia 43-vjeçari

Më: 30 mars 2024 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Një 43-vjeçar është vënë prangat e policisë Fier, pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, bëhet me dije se ky i fundit ishte dënuar me 3 vite burg.

Po ashtu, procedimi në gjendje të lirë ka nisur edhe për një 27-vjeçar, banues në Fier, pasi dyshohet se në dyqanin e tij, tregton mallra (paketa me cigare), pa pullë fiskale.

Për të dy këta shtetas, mësohet se për veprime të mëtejshme, materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike të DVP Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Asllan Koraj, 41 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprat penale "Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se në dyqanin e tij, tregton mallra (paketa me cigare), pa pullë fiskale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat