Kryetari i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Ergest Biti shpreh urimin për Pashkët Katolike

Shqipëria

Kryetari i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Ergest Biti shpreh urimin për Pashkët Katolike

Më: 30 mars 2024 Në ora: 19:00
Kryetari i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Ergest Biti shpreh urimin për Pashkët Katolike

Kryetari i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Ergest Biti ka shprehur urimin e tij për Pashkët Katolike.

Biti shprehet se Ringjallja e Jezus Krishtit është ngjarja më e madhe e ndodhur ndonjëherë për besimin e Krishterë dhe se për besimtarët e Krishterë, Pashka nuk ka të bëjë vetëm me Jezusin e gjallë, por ka të bëjë edhe me të shkuarën tonë, të tashmen dhe të ardhmen, ka të bëjë me jetën tonë pas vdekjes, sepse Jezusi e mundi vdekjen.

Urimi i plotë:

“Çfarë kuptimi ka Pashka për ne sot?”

Ringjallja e Jezus Krishtit është ngjarja më e madhe e ndodhur ndonjëherë për besimin e Krishterë.

Për besimtarët e Krishterë, Pashka nuk ka të bëjë vetëm me Jezusin e gjallë, por ka të bëjë edhe me të shkuarën tonë, të tashmen dhe të ardhmen, ka të bëjë me jetën tonë pas vdekjes, sepse Jezusi e mundi vdekjen.

Njerëzimi sot është në kërkimin e paqes për një botë të mbushur pafundësisht me shqetësime. Një botë e cila shumë herë duket e pasigurt. Dhe kjo pasiguri është rezultat i luftrave që ndodhin, i problemeve, sëmundjeve, dhunës, vuajtjeve.

Për ne si të krishterë duhet të kuptojmë se premtimi i Perëndisë në Krishtin Jezus nuk është një jetë pa shqetësime dhe probleme. Do të ketë raste kur do të jemi të strukur në një dollap të vogël me stuhi që vërtiten rreth nesh, kur do të jemi të shtrirë në një shtrat spitali të gjymtuar nga sëmundjet, kur pikëllimi ose depresioni na godasin gjithë energjinë dhe shpresën tonë. Megjithatë, në ato momente, fjalët e Krishtit të gjallë mbeten: “Paqja qoftë me ju”. Pavarësisht se si mund të përpiqemi të inkurajojmë veten, Krishti i gjallë vjen tek ne, i papenguar nga frika jonë, i zhbllokuar nga mbrojtjet tona. Krishti nuk e qorton ankthin tonë, por thotë thjesht: “Paqe”,

E shihni, paqja që sjell Krishti është ndryshe nga sa mund ta mendohet, dhe kjo është arsyeja pse ndonjëherë ne mendojmë se paqja është kaq e pakapshme. Paqja që Jezusi ofron nuk ka të bëjë me qetësinë dhe harmoninë – kjo paqe ka të bëjë me të jetuarit në misionin e vet Krishtit dhe ndonjëherë kjo do të jetë një rrugë e mundimshme, e vështirë, e frikshme, prandaj udhëtimi ynë për paqe mund të mos përfundojë kurrë. Paqja e Jezusit është rikthimi në vathë i të dëbuarit dhe të margjinalizuarit. Është paqja që kthen përmbys konventat shoqërore të të parëve dhe të atyre të fundit, të bekuarit dhe të mallkuarit, të të pasurit dhe të të varfërit. Paqja e Jezusit e fton luanin të shohë qengjin si fqinj dhe mik, Herbreun të flasë me Palestinezin, Rusin me Ukrainasin, dhe prostitutën të darkojë me klerikun. Paqja, pra është më shumë se thjesht një liri nga frika; në fakt është një mënyrë e re e të jetuarit dhe e të qenit në botë.
Paqja e vërtetë është ajo çka ne të gjithë e dëshirojmë dhe që të gjithë kemi nevojë; jo vetëm për veten tonë, por për komunitetet dhe botën tonë. Ndërsa përfundojmë fokusin tonë në gjetjen e paqes në një botë të mbushur me shqetësime me këto fjalë të Pashkës nga Zoti ynë Jezus Krisht, ka disa mendime qe duhet ti mbani. Ka disa gjëra që mund dhe duhet të bëjmë në jetën tonë, në përpjekje për të kapërcyer disa nga burimet e ankthit dhe për të përjetuar më shumë paqe — ne duhet të festojmë të gjitha të mirat e dhuruara në jetën tonë dhe në botë, dhe të mos mbytemi nga ana negative. Ne duhet të qëndrojmë të lidhur me Frymën e Perëndisë dhe të kujtojmë identitetin tonë si të dashurit e Perëndisë. Duhet të lutemi rregullisht. Duhet të gjejmë kohë për të ndërtuar dhe për të nxitur marrëdhënie reale me njëri-tjetrin dhe veçanërisht me Perëndinë. Ne duhet të jetojmë sa më mirë që mundemi në dritën e Dritës së Krishtit.n për jetën tonë. Le të jetojmë në Paqe!

Gëzuar Pashkën, Ringjalljen e Zotit tonë, burimi dhe sjellësin e paqes!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat