Saranda nderon brezat e detarisë

Shqipëria

Saranda nderon brezat e detarisë

Më: 30 mars 2024 Në ora: 21:58
Saranda nderon brezat e detarisë

Kaq shumë uniforma detarie dhe përqafime të përmalluara mes veteranëve që kanë shërbyer në Bazën Ushtarake Detare, Saranda nuk kishte parë prej kohësh. Kuadro të sotme të disa rangjeve në Flotën Detare Shqiptare dhe një brez i tërë që ka shërbyer dekadat e shkuara në

Bazën Detare të Sarandës, të shoqëruar nga simpatia e qytetarëve, u mblodhën në shetitoren buzë detit, në ceremonitë e programuara me rastin e 50-vjetorit të krijimit të Bazës Ushtarake Detare në qytetin jugor. Mirëseardhjen në festimet e organizuara me këtë rast, ua dha të pranishmëve Behar Xhani, kryetar i Shoqatës së Detarëve, dega e Sarandës.

Ata i përshëndeti edhe kryebashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi.

Epiqendra e festimeve u bë segmenti i shetitores, ku ngrihet superspiranca 200-vjeçare, e kthyer tashmë në simbol dhe atraksion në qytetin e turizmit.

Shumë pranë kësaj spirance, në ditën e 50-vjetorit të Bazës Ushtarake Detare, ndërkohë që anijet u ranë sirenave, u zbulua edhe pllaka me mbishkrimin “Marinari”. Bashkia e Sarandës vendosi që ky vend të qyhet “Sheshi i Detarëve”.  Kjo vendimmarrje e pushtetit lokal, ishte në përkujtim dhe në nderim të të gjithë efektivave që kanë shërbyer me devocion e integritet në BUD Sarandë.

Në prani të Komandantit të Forcës Detare dhe Rojës Bregdetare,  Kundëradmiral Adnand Agastra, si dhe të autoroteteve të pushtetit vendor e të antarëve të Shoqatës “Detaria Shqiptare” dhe qytetarëve, u nderuan me Çertifikata Mirënjohjeje, mjaft ish-Ushtarakë, që kanë sakrifikuar shumë,  duke shërbyer në Marinën e Sarandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat