Berat/ Vëllezërit dhunojnë me sende të forta dy persona, përfundojnë në spital

Shqipëria

Berat/ Vëllezërit dhunojnë me sende të forta dy persona, përfundojnë në spital

Më: 31 mars 2024 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Një incident ka ndodhur në Berat, ku dy vëllezërit kanë dhunuar me sende të forta dy të tjerë.

Policia bën me dije se rreth orës 19:50, në lagjen “Uznovë”, Berat, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit D. D., 28 vjeç dhe D. D., 30 vjeç, (vëllezër), janë konfliktuar fizikisht, kanë goditur me sende të forta dhe u kanë thyer xhamat e mjeteve shtetasve Xh. H., 27 vjeç dhe Xh. K., 24 vjeç, të dy banues në Uznovë, të cilët po marrim mjekim në Spital, pa probleme për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e Komisariatit, të dy vëllezërit e përfshirë në konflikt dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat