Zjarri i lë pa shtëpi nëntë anëtarë të një familjeje! Mbeten në qiell të hapur në Qerret të Elbasanit pas një shkëndije elektrike

Shqipëria

Zjarri i lë pa shtëpi nëntë anëtarë të një familjeje! Mbeten në qiell të hapur në Qerret të Elbasanit pas një shkëndije elektrike

Më: 1 prill 2024 Në ora: 12:24
Zjarri i lë pa shtëpi nëntë anëtarë të një familjeje! Mbeten në qiell të hapur në Qerret të Elbasanit pas një shkëndije elektrike

Nëntë persona kanë mbetur në qiell të hapur nga një zjarr i rënë mbrëmjen e së dielës i cili shkrumboi të gjithë banesën e tyre.

Ngjarja ndodhi në fshatin Qerret të Elbasanit, ku të 9 familjarët ndodheshin në shtëpi, bashkë me fëmijët e mitur. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por gjithçka është shkrumbuar dhe familja e Imer Isakut kërkon ndihmë.

Dy djemtë bashkë me bashëshortet e tyre kanë mundur të nxjerrin mes flakëve vetëm fëmijët e vegjël dhe të moshuarin, kryefamiljarin e sëmurë. Asgjë nuk kanë mundur të shpëtojnë tjetër teksa flakët kanë përparuar  me shpejtësi.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat