Dumani kritikon institucionet shtetërore: Nuk referojnë në SPAK veprat penale korruptive

Shqipëria

Dumani kritikon institucionet shtetërore: Nuk referojnë në SPAK veprat penale korruptive

Më: 4 prill 2024 Në ora: 12:55
Foto nga Komisioni

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Altin Dumani, ndodhet sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), për të raportuar veprimtarinë vjetore të SPAK.

Mes të tjerash, Dumani tha se përveç policisë së shtetit, insitucionet e tjera nuk referojnë në SPAK vepra penale me natyrë korruptive apo të tjera.

“Përjashtuar policinë e shtetit, institucione të tjera që edhe ata pjesë të detyrave e kompetencave të tyre kanë dhe luftën kundër korrupsionit, qoftë të nivelit qendrore apo lokal nuk referojnë në SPAK veprat penale në natyrë korruptive apo vepra të tjera penale. Ky është shqetësim, pasi SPAK i vetëm nuk mund të adresojë dhe përballojë luftën kundër korrupsionit apo vepra të tjera penale që kryhen nga subjekte që mbajnë një funksion shtetëror”, tha Dumani.

“Është e nevojshme dhe domosdoshme forcimi i bashkëpunimit dhe rritja e numrit të referimeve nga institucionet e tjera. Ne si strukturë, BKH apo SPAK jemi shumë të hapur e shumë bashkëpunues me të. Cilido institucion e ka konstatuar këtë. Në çështje të natyrës sensitive ne vëmë në dispozicion të gjithë mjetet teknike të rastit, por secili institucion duhet të bëjë detyrën e vet. Institucionet që kanë për detyrë edhe dhe luftën kundër korrupsionit duhet të jenë të vëmendshëm dhe të rrisin referimet për veprat penale si korrupsion, shkelje të barazisë në tendera”, shtoi kreu i SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat