U kapën në çatinë e “shtëpisë së barit”, dy të rinjtë shqiptarë në Britani, dënohen me nga 2 vite burg

Shqipëria

U kapën në çatinë e “shtëpisë së barit”, dy të rinjtë shqiptarë në Britani, dënohen me nga 2 vite burg

Më: 4 prill 2024 Në ora: 18:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy të rinj shqiptarë në Britani të Madhe janë dënuar secili me nga 2 vite burg pasi u kapën brenda një “ferme kanabisi” në Station Road.

Adelajd Licaj dhe Valerian Ndreca, kishin hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe duke përdorur gomonet në Kanalin e La Mansh.

Ata u kapën në çatinë e banesës ku kishin organizuar kultivimin e kanabisit, teksa përpiqeshin t’ja mbathnin nga policia. Gjatë kontrollit, policia gjeti 705 bimë kanabisi të cilat kishin një vlerë të mundshme me shumicë midis 79,000 dhe 237,000 paund.

Ata përdorën të njëjtin justifikim që kanë përdorur edhe shqiptarë të tjerë të cilët ishin kapur më herët nga policia teksa kujdeseshin për kultivimin e bimëve të kanabisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat