Gjata: Nuk mund të përjashtohet tërësisht një kapitull i Kodit Penal nga amnistia

Shqipëria

Gjata: Nuk mund të përjashtohet tërësisht një kapitull i Kodit Penal nga amnistia

Më: 4 prill 2024 Në ora: 21:51
Çlirim Gjata

Juristi dhe anëtari i Kryesisë së PD, Çlirim Gjata, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka folur në lidhje me amnistinë penale, të diskutuar sot në Parlament.

Gjata u shpreh se gabimi që është bërë me Reformën në Drejtësi është përfshirja e veprave si korrupsioni me shifra të vogla në punën e SPAK.

Sipas tij përjashtimi i një kapitulli të Kodit Penal tërësisht, si ai i GJKKO, nga një amnisti penale është shkelje e barazisë para ligjit.

“Nuk di të ketë një Pazar që na jepni vulën, t’iu japim amendamentin. Te njerëzit është krijuar ideja se drejtorët e arrestuar tani do lirohen, jo mo jo. Gabimi që kanë bërë me reformën në drejtësi ka qenë që kanë futur te SPAK këta me 10 mijë lekë, me arka peshk. Ajo nuk përfiton për shembull.

Parimisht duhet të dimë një gjë, nuk mundet të ndërmarrësh një amnisti dhe të përjashtosh një kapitull tërësisht. Mund të përjashtosh një vepër të caktuar, por jo 100%. Nuk mund të përjashtosh tërësisht ata nga GJKKO, është shkelje e barazisë para ligjit”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat