Skemës së pensioneve u shtohen mbi 27 mijë kontribues, ja cili sektor privati zë peshën më të madhe në raport me shtetin

Shqipëria

Skemës së pensioneve u shtohen mbi 27 mijë kontribues, ja cili sektor privati zë peshën më të madhe në raport me shtetin

Më: 5 prill 2024 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Si duket skema e pensioneve nga viti në vit po fiton qëndrueshmëri. Referuar të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shëndetësore, gjatë 2023-shit, skemës i janë shtuar 27.521 kontribuues te rinj, krahasuar me 2022-shin, duke e çuar numrin total në 783 mijë, ku përfshihen subjektet publike, private, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe sigurimet vullnetare.

Peshën më të madhe të kontributeve e zënë subjektet private, 17.4% institucionet buxhetore, 16.9% të vetëpunësuar dhe 9.1 % të vetëpunësuarit në bujqësi. Megjithatë, kontribuuesit më të mëdhenj e zënë fermerët dhe subjektet private, përkatësisht me afro 13.381 mijë dhe 9334 individë më shumë.

Rritja e pagës minimale dhe maksimale ndikoi drejtëpëdrejtë duke çuar në rritje trendin pozitiv të kontributeve shoqërore, ku paguhen detyrimet e të punësuarve e si rrjedhojë duke ulur rrjedhimisht deficitin. Konkretisht të ardhurat nga kontributet e drejtpërdrejta në skemën e sigurimeve shoqërore nga subjektet juridike dhe fizike, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe sigurimi vullnetar janë rritur me 18.7 miliardë lekë në 6 mujor, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa në total janë arkëtuar afro 122.6 miliardë lekë.

Subvencioni i skemës nga buxheti i shtetit në vitin 2023 regjistrohet në 14.6 miliardë lekë, me një ulje prej 8.3 miliardë lekësh. Për shkak të tepricës së krijuar nga ISSH prej 7.9 miliardë lekësh në të ardhura, qeveria rishikoi një muaj më parë buxhetin, duke bërë rishpërndarje të fondeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat