PS bojkoton komisionin për Shëndetësinë, Albana Vokshi: Kanë frikë nga transparenca

Shqipëria

PS bojkoton komisionin për Shëndetësinë, Albana Vokshi: Kanë frikë nga transparenca

Më: 5 prill 2024 Në ora: 15:04
Albana Vokshi

Partia Socialiste bojkotoi këtë të premte komisionin hetimor për Koncesionet në Shëndetësi. Ky është bojkoti i dytë që Partia Socialiste bën në këtë komision.

Albana Vokshi, kryetarja e komisionit, tha në një konferencë për mediat se Partia Socialiste refuzoi të shkonte në komision pasi i frikësohen hetimit dhe nuk duan transparencë për vjedhjen e 200 milionë eurove.

Ajo tha se njoftimi i mbledhjes është bërë sipas rregullores së Kuvendit, dhe se Partia Socialiste nuk ka marrë pjesë pa dhënë asnjë arsye për bojkotin e bërë.

“Ju kemi informuar edhe herën e kaluar që në bazë të rregullores, opozita ka një hapësirë për të thirrur mbledhjet edhe kur mazhorannca nuk ka dëshirë për tu mbledhur. Rregullorja përcakton se nëse mazhoranca nuk dëshiron, ¼ e deputetëve të një komisioni, mund ta thërrasin, mund të caktojnë ditën, orën dhe rendin.

Para dy ditësh ne kemi njoftuar me 7 firmat e deputetëve të opozitës se mbledhja e ardhshme do të ishte në ditën e premte ora 13:30. Është njoftuar në të gjitha mënyrat Partia Socialiste, por edhe sitën e sotme nuk janë paraqitur pa asnjë arsye.

Unë i kam kërkuar zotit Plarent Ndreca që të miratonim një rregullore të përbashkët për menazhimin e komisionit hetimor. Është refuzuar nga ana e mazhorancës me pretendimin se kur u miratua ligji, me mënyrë të njëanshme të PS, ëhstë vendosur që punimet e komisioneve hetimore do të vijonin bazuar në rregulloren e kuvendit.

Në zbatim të asaj rregulloreje janë thirrur dy mbledhjet. Pse mazhoranca refuzon? Është e qartë, Edi Ramës nuk i intereson që komisioni të vijojë punën normalisht”,-tha Albana Vokshi duke shtuar se “Partia Socialiste nuk do të bëjë transparencë për vjedhjen e 200 milionë euro, për 2 koncesionet e check up dhe sterilizimit”.

Vokshi lajmëroi gjithashtu se mbledhja e ardhshme e komisionit hetimor në shëndetësi do të zhvillohet ditën e martë në orën 10:30. Mbledhja është thirrur sërish me firmat e 7 deputetëve opozitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat