Deklarata e Dumanit/ Vasili: Një provë dhe dëshmi shokuese e Drejtësisë totalisht të kapur, e pranuar dhe e pohuar me gojën e vet

Shqipëria

Deklarata e Dumanit/ Vasili: Një provë dhe dëshmi shokuese e Drejtësisë totalisht të kapur, e pranuar dhe e pohuar me gojën e vet

Më: 5 prill 2024 Në ora: 18:46
Deputeti i PL, Petrit Vasili

Deputeti i PL, Petrit Vasili, ka një ndarë në rrjetin e tij social një video, shkëputur nga deklarata e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, të cilën e quan një provë dhe deshmi shokuese dhe shumë tronditëse e Drejtësisë totalisht të kapur, e pranuar dhe e pohuar me gojën e vet.

“Ramaforma krijoi Drejtesine e bedelëve, qe bejne sikur hetohen per te mos hetuar korrupsionin kriminal te Rames dhe Veliajt”, shkruan Vasili.

Gjykata vetem noterizuese e poshteruar e SPAK-ut! Kjo deklarate, qe shihni ne VIDEO, me ze dhe figure, eshte prove dhe deshmi shokuese dhe shume tronditese e Drejtesise totalisht te kapur, e pranuar dhe e pohuar me gojen e vete ketyre.

Ramaforma krijoi Gjykata, qe nuk gjykojne ne menyre ta paanshme, por qe vetem noterizojne ne menyre te turpshme çdo vendim te SPAK. Ramaforma krijoi Drejtesi me regji, qe s'ka asnje lidhje me ligjin dhe barazine perpara ligjit te te gjithe qytetareve.

Balliu: Dumani si terrorist i kuq tha sot, se gjykatat vendosin siç i urdhëron SPAK, pra, janë notere të organit të akuzës

Ramaforma krijoi Drejtesine e turpit ku SPAKU eshte si hetuesia e komunizmit dhe Gjykata Speciale si Gjyqet Popullore ku vendoste Partia dhe jo ligji duke pushkatuar kundershtaret se thoshin te verteten.

Ramaforma krijoi Drejtesine e bedelëve, qe bejne sikur hetohen per te mos hetuar korrupsionin kriminal te Rames dhe Veliajt. Ramaforma krijoi Drejtesine, qe garanton vetem pandeshkueshmerine grabitjes se miliarda euro te Rames dhe Veliajt. Sikter nje Drejtesi e tille dhe harram qindra milion euro per kete Drejtesi rrecke, qe qelbet ere rilindje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat