Berisha: Mazhoranca zhduku 130 mln eurot e djegësit! S’ka Duman as Zaman që i mbron!

Shqipëria

Berisha: Mazhoranca zhduku 130 mln eurot e djegësit! S’ka Duman as Zaman që i mbron!

Më: 5 prill 2024 Në ora: 20:48
Kryedemokrati Sali Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama se zhdukën 130 milionë euro me aferën e djegësit.

‘Çfarë do ti më? Se të mbron Dumani, o mjeran po nuk ka forcë që të mbron nga qytetarët e Tiranës. Nuk ka Duman as Zaman që të mbron ty’, u shpreh Berisha.

Berisha: Erion, ti je faqeziu i pyllit 1 milion dru sepse ke vjedhë parat e Tiranës për 1 milion pemë që nuk ekzistojnë kund mbi tokë. Erion, nuk e meriton të quhesh Erion, por prapë nuk po e lëshoj gojën. Ti nuk mund të jesh një minutë kryetar, qytetar i parë, se ti nuk je as qytetar, ti je një hajdut i shpifur që nuk vetëm veten shok.

A nuk je ti që ke zhdukur me Edi Ramën 130 milionë euro për djegësin e Tiranës, në një kohë kur djegësit nuk i dihen nam as nishan? Erion, meriton çdo epitet, por unë nuk po e lëshoj gojën time. Por u rikujtoj qytetarëve të Tiranës se ti ke pasur zotim me shkrim se do të raportosh çdo muaj për punimet, situacionet, ecurinë e ndërtimit.

Kurse ti me Edi Ramën, për ndërmarrjen jo vetëm që nuk raportove, por vodhe dhe vetëm vodhe paratë e taksapaguesve të Shqipërisë, 130 milionë gjer sot. Çfarë do ti më? Se të mbron Dumani, o mjeran po nuk ka forcë që të mbron nga qytetarët e Tiranës. Nuk ka Duman as Zaman që të mbron ty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat