Humbjet e energjisë në rrjet, Karakaçi: Jemi në situatë të favorshme, synojmë ulje të humbjeve në 17,93 përqind

Shqipëria

Humbjet e energjisë në rrjet, Karakaçi: Jemi në situatë të favorshme, synojmë ulje të humbjeve në 17,93 përqind

Më: 5 prill 2024 Në ora: 20:50
Administratori i OSHEE, Enea Karakaçi

Administratori i OSHEE, Enea Karakaçi thotë se kompania ndodhet në situatë të favorshme sa i takon humbjeve të energjisë në rrjet.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Karakaçi u shpreh se për vitin 2024, synohet ulje e humbjeve në 17,93%.

Sipas Karakaçit, do të vendosen masa kontrolli në terren dhe do të kryhen investime për të mundësuar uljen e mëtejshme të humbjeve të energjisë.

“Humbjet kanë qenë gangrena më e madhe e kompanisë tonë. Ne kujtojmë vitin 2013 ku humbjet ishin deri në 45%, imagjinoni, gjysma e energjisë në rrjet të humbasë, sot ne gjendemi në një situatë shumë të favorshme, ulja e humbjeve në 2023 ka qenë rekord, 1%. Pra, ka qenë për herë të parë nën 19%, konkretisht ka qenë 18,3%. Ne kemi një detyrim ligjor. Detyrimi ligjor për vitin 2024 është ulja e humbjeve, të jetë 0,5%, pra të jetë 18,5%. Ministria dhe ministrja është më ambicioze se aq. Na ka lënë një target shumë ambicioz, na ka kërkuar që ne të ulim humbjet 1%. Në vitin 2024 të gjendemi me ulje humbjesh 17,93%.

Së pari me masa kontrolli në terren. Nga ana tjetrër, kryerja e investimeve çon në ulje humbjesh. Në vitin 2024, do hyjnë në punë një sërë investimesh të rëndësishme, që kanë qenë të planifikuara në vitin 2023. Do kryhen investime të rëndësishme që do të na ndikojnë në uljen e humbjeve. Do përqëndrohen aty ku janë nevojat më imediate, aty ku ka zhvillim masiv të turizmit dhe të qendrave urbane. Duhet t’i përgjigjemi situatës së kohës. Të gjitha kompanitë shtetërore duhet t’i përgjigjen shifrave të larta të turizmit. Shpresojmë që edhe në Tiranë, të hapim garën për nënstacionin e ri të qendrës, i pari në rajon që do të jetë nëntokë. Kjo ka disa kushte specifike, jemi me BERZH që po e financon këtë projekt, hapim garën brenda 2 muajve.

Gjatë sezonit turistik ka një vëmendje të shtuar. Edhe ky sezon turistik do të jetë i suksesshëm”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat