Trajtimi i ujërave të ndotura/ Zv.kryeministrja Balluku inspekton punimet për ndërtimin e impianteve

Shqipëria

Trajtimi i ujërave të ndotura/ Zv.kryeministrja Balluku inspekton punimet për ndërtimin e impianteve

Më: 6 prill 2024 Në ora: 15:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në zonën e Kune Vainit në Lezhë ku inspektoi zbatimin e aktit normativ që ka si qëllim trajtimin e ujërave të ndotur përmes vendosjes së impianteve apo sistemeve të grumbullimit nga strukturat akomoduese që operojnë në zonat bregdet.

Jemi në kushtet kur janë përmbushur parametrat…kemi pasur një bisede të hapur me të gjithë bashkitë bizneset. Fokusi vazhdon tek ultësira perëndimore …. turizmi është përhapur gjithandej dhe Pogradeci ka qenë në fokusin tonë. Është bërë punë bindëse me gjithë grupet e interesit.  Nga agjencia europiane jemi konsideruar një vend me nivel 67 dhe duam të arrijmë 90 për qind…”, tha Balluku.

Në Kune Vain është një ndër njësitë e para që e kanë instaluar impiantin i cili ndan mbetjet dhe uji i trajtuar në këtë rast përdoret për vaditje.

Në bazë të aktit normativ strukturat turistike në zonat bregdetare ose në bregun e liqeneve e të lumenjve duhet t’i vendosin këto impiante të cilat mbikqyren nga një task forcë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat