Parandalohet ngjarja kriminale/ Prangoset 45-vjeçari në Rrëshen, lëvizte me mina me telekomandë dhe eksploziv

Shqipëria

Parandalohet ngjarja kriminale/ Prangoset 45-vjeçari në Rrëshen, lëvizte me mina me telekomandë dhe eksploziv

Më: 7 prill 2024 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Policia ka parandaluar një ngjarje të mundshme krinimale, teksa ka arrestuar një 45-vjeçar në Rrëshen në kuadër të operacionit policor “Safe City 2 “.

45-vjeçari, i cili ishte nisur nga Lura, u kap në hyrje të Rrëshenit me mina me telekomandë, eksploziv të lidhur me kapsolla dentonatore dhe lëndë eksplozive.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi:

4 mina me telekomandë te lidhura me aparat celular me lëndë të dyshuara eksplozive;

3 kallëpe lënde të dyshuar eksplozive me kapsollë dhe fitil;

3 kapsolla të lidhura me fitil;

2 kallepë të tjera lënde të dyshuar eksplozive.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrolleve në banesën e vjetër të babait të shtetasit të arrestuar, në Lurë, Dibër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Policinë e Dibrës, gjetën në banesë 2 armë zjarri, lëndë eksplozive si ajo që ishte montuar në minat me telekomandë, 10 ndezësa granatash ofensive/defensive, 10 kapsolla detonatore, dhjetëra metra fitil zjarrpërcjellës, si dhe qindra fishekë luftarak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat