“Zero tolerancë për dhunën”/ Tushi: Po shkelet dinjiteti i prindërve në familje

Shqipëria

“Zero tolerancë për dhunën”/ Tushi: Po shkelet dinjiteti i prindërve në familje

Më: 7 prill 2024 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Sociologu Gëzim Tushi, në një intervistë për Euronews Albania, foli në lidhje me dhunën në familje.

Ai theksoi se numri i të dhunuarve është shumë i lartë, dhe jo të gjitha raportohen pasi ende shqiptarët mbajnë problemet brenda familjes.

Mes tjerash ai theksoi se dhuna nuk duhet të tolerohet dhe ndaj saj duhet të merren masat e nevojshme ligjore.

“Numri i të dhunuarve është shumë i lartë.  Është e vështirë për të dhënë një diagnozë preçize. Statistikat më shumë se numërohen peshohen. Duhet të merremi me këtë problem. Jam i bindur që familja shqiptare akoma ka një kornizë morale, një Kushtetutë të brendshme.

Familja shqiptaret i mban problemet brenda. Kjo është një gjë e mirë deri në një pikë të caktuar. Jemi një shoqëri e hapur dhe nuk mund t’i mbajmë të fshehta plagët e shoqërisë sonë. Duhet të bëhet një operacion moral , psikologjik dhe nëse këto nuk japin efektin e duhur, absolutisht marrja e masave ligjore është i domosdoshëm dhe toleranca duhet të jetë zero”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat