Keni menduar të jepni dorëheqjen pas arrestimit të drejtorëve të Bashkisë? Ja si përgjigjet Erion Veliaj

Shqipëria

Keni menduar të jepni dorëheqjen pas arrestimit të drejtorëve të Bashkisë? Ja si përgjigjet Erion Veliaj

Më: 9 prill 2024 Në ora: 00:55
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj hodhi poshtë mundësinë që të japë dorëheqjen pas arrestimit të disa prej ish-drejtorëve të tij. 

Gjatë një interviste në “Top Story” me Grida Dumën në Top Channel, ai tha se largimi në këto kushte do të ishte papërgjegjshmëri ndaj besimit që i dhanë qytetarët e Tiranës. 

Janë 3 drejtorë të arrestuar, disa detyrim paraqitje. Ju kërkuat ndjesë qytetarëve, gjatë këtij reflektimi ju ka shkuar ndonjëherë në mend dorëheqja?

Asnjëherë. 

SPAK ka arrestuar ministra që nuk kanë firmosur, por kanë qenë përgjegjës për kanabizimin e Shqipërisë…

Nuk i gjykoj fare edhe pse shumë prej tyre i kam pasur koleg. Unë nuk e besoj këtë sport që të komentoj ccfarë ka vendosur gjykata. Nuk komentoj gjykatën, nuk bëhem prokuror, nuk bëhem inkuizitor dhe as sigurims. Të jap dorëheqjen jo vetëm për pasionin që kam për këtë punë, për një gjë që nuk e kam bërë, por sidomos kur shoh Ilir Metën me Argitën dhe 100 ccapacculë atje në asnjë mënyrë. Dorëheqja është një gjest që ka bërë një gabim për një njeri që as di të reflektojë as di të kërkojë ndjesë. Për një njeri që ka bërë 1 mijë pune dhe ndoshta me kaq shumë njerëz dhe kaq shumë procedura ka një që….

Ka një standard, Sander Lleshi dha dorëheqjen kur ishte ministër i Brendshëm sepse një polic atje bëri atë që bëri. Standardi ekziston në maxhorancë…

Ministrat janë të emëruar, kryetari i bashkisë është i zgjedhur. Unë nuk i them dot 160 mijë vetëve që meqë portalet që skanë marrë leje ndërtimi po më vonë gjoba, tu them ‘a ta lë unë këtë punë dhe të shkoj të shoh ccunin tim’ sepse kjo është e papërgjegjshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat