Nga Bulevardi i Ri tek Unaza e Madhe, Veliaj rendit projektet që do të mbyllë në mandatin e tij të fundit

Shqipëria

Nga Bulevardi i Ri tek Unaza e Madhe, Veliaj rendit projektet që do të mbyllë në mandatin e tij të fundit

Më: 9 prill 2024 Në ora: 09:27
Erion Veliaj

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një intervistë të dhënë së fundmi renditi disa nga projektet më të rëndësishme për kryeqytetin.

Lajmi i mirë është se i kemi fituar gjyqet për shkolla në Astir dhe tani po i fillojmë të tetë garat. Kam premtuar që do e mbyll këtë punë brenda mandatit. Ata që vijnë poshtë bashkisë me bluzën për babin, nuk bënë dot asnjë shkollë. Keni të drejtë kur thoni: Ky që bëri 40 shkolla, duhet të bëjë 41.

Brenda mandatit do bëj Kopshtin Botanik, fundin e Bulevardit të Ri. Kopshti Botanik është akoma në gjyq. Grup seksioni i partisë te Shkencat e Natyrës, nuk e lëshoi kur u dha VKM që ta bëjë bashkia, siç bëri Kopshtin Zoologjik. I kemi fituar të gjitha gjyqet. Dhe do fillojmë shkollat e mbetura, siç kemi bërë katër shkolla në Pezë, siç bëmë shkollën e re Bedri Llagami në Vaqarr. Siç do hapim tani me ambasadorin e BE, Xhezmi Dellin dhe Emin Durakun.

Siç bëmë shkollën e Gjuhëve të Huaja. Pra në 2027-ën do mbyll këto shkollat, Kopshtin Botanik, fundin e “Bulevardit të Ri”, ka mbaruar unaza, do bëjmë Qendrën e Panaireve, do jetë rritur vlera e pronës në Tiranë 5-fish nga çfarë e gjetëm dhe do një lë një qytet më të pastër, më të pasur. Do kem mundësi të paktën t’i them çunit tim që nuk jam perfekt, mund të kem bërë edhe unë ato gabimet e vogla, po që kam punuar me mish e me shpirt që ky qytet të jetë dita me natën me ç’ishte, këtë e kam bërë dhe do vazhdoj ta bëj deri në 2027-ën”, tha Veliaj në Top Story.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat