Kryemadhi: ‘Karma is a bitch’ Olta! Legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori me regji nga Rama

Shqipëria

Kryemadhi: ‘Karma is a bitch’ Olta! Legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori me regji nga Rama

Më: 11 prill 2024 Në ora: 13:22
Monika Kryemadhi

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka folur në parlament në lidhje me mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka, burri i të cilës përfitoi 11 mijë m2 tokë në bregdet si investitor strategjik të miratuar në Këshillin e Ministrave.

Kryemadhi i ka kujtuar deputetes Xhaçka se po bëhet mish për top dhe se sot pas 34 vitesh ne gjendemi ende në një regjimi hibrid politik, gjysëm demokratik, ku vazhdojmë të jemi jo vetëm në një ekonomi informale por edhe në një politikë informale

Kryemadhi: Më vjen shumë keq si grua që ne bëhemi mish për top për burrat, por ‘karma is a bitch’ Olta dhe çtë mbjellim do korrim.

Sot pas 34 vitesh ne gjendemi ende në një regjimi hibrid politik, gjysëm demokratik, ku vazhdojmë të jemi jo vetëm në një ekonomi informale por edhe në një politikë informale.

Dikur krahasoheshim me Armeninë, Bosnjen, Malin e Zi për shkak të defiçencave që kishim në demokraci por sot ato na kanë lënë mbrapa dhe kanë ecur shumë më përpara se ne dhe ne nga një vend hibrid po shkojmë drejt një vendi autoritar.

Kemi zgjedhje jodemokratike, kemi struktura gjysëm demokratike të cilat ndërtojnë një sistem autoritar.

Një sistem qeverisës ku legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori nuk funksionojnë në mënyrë të pavarur por me regji ku për hir të së vërtetës dhe kolegia jonë Olta Xhaçka është pjesë e regjisë sepse i nevojitet mazhorancës ushqim për opinionin publik që të largohet vëmendja nga inceneratorët, nga fondet e Ipardit, nga pastrimi i parave dhe të tjerave me radhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat