Lexohen raportet për Xhaçkën, Bardhi: Nëse heshtni sot, hodhët në kosh Kushtetuesen

Shqipëria

Lexohen raportet për Xhaçkën, Bardhi: Nëse heshtni sot, hodhët në kosh Kushtetuesen

Më: 11 prill 2024 Në ora: 18:42
Gazment Bardhi

Kuvendi do të vendosë sot me votë nëse mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka do t’ia përcjellë Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim, ashtu siç kjo e fundit ka urdhëruar që me vendimin e janarit 2023.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, u shpreh se nëse mazhoranca hesht sot, ka hedhur në kosh Reformën në Drejtësi por dhe Kushtetutën.

Mes tjerash ai theksoi se Gjykata Kushtetuese është organi që zhbën vendimet e këtij Kuvendi.

“Nuk jeni në shërbim të Gjykatës, por jeni në shërbim të korrupsionit, në shërbim të hajdutërisë, paligjshmërisë. Gjykata Kushtetuese është organi që zhbën vendimet e këtij Kuvendi. Ditën kur ky Kuvend me votë vendos të mos zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, askush nuk ka më të drejtë të flasë për Reformën në Drejtësi. Askush, as SHBA, as BE nuk do të flasë më për sukseset e Reformës në Drejtësi, nëse në Republikën e Shqipërisë vihen në diskutim vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Heshtja e cilitdo që deri më sot ka bërtitur me të madhe për zbatimin e Reformës në drejtësi, i bën bashkë-autorë të hedhjes në kosh të Reformës në Drejtësi, bashkë me Kushtetutën”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat