Kapet me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 27 vjeçari në Tiranë

Shqipëria

Kapet me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 27 vjeçari në Tiranë

Më: 13 prill 2024 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Një 27 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit fizik, të riut iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat