Aksident në vendin e punës, humb jetën 54-vjeçarja në Tiranë

Shqipëria

Aksident në vendin e punës, humb jetën 54-vjeçarja në Tiranë

Më: 14 prill 2024 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Një 54-vjeçare ka ndërruar jetë pas një aksidenti në vendin e punës. Policia ka arrestuar 565-vjeçarin R.S, punononjës i firmës ku u aksidentua 54-vjeçarja.

“U arrestua R. S., 56 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në një firmë për shpërndarjen e pijeve alkoolike

. Ditën e djeshme, në ambientin e tij të punës, gjatë sistemimit të disa paletave me një mjet pune pirun, janë rrëzuar dy paleta të cilat kanë zënë poshtë shtetasen K. B., 54 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 54-vjeçarja ka ndërruar jetë më pas në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat