Kur delet të shpëtojnë nga emigrimi! Respektoi traditën e familjes, fermeri në Elbasan furnizon bujtinat me mish bio

Shqipëria

Kur delet të shpëtojnë nga emigrimi! Respektoi traditën e familjes, fermeri në Elbasan furnizon bujtinat me mish bio

Më: 14 prill 2024 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Gjithnjë e më shumë tregu kërkon produktet e mishit të pastër e të bulmetit gjithashtu.

Çmimet në treg janë të kënaqshme, por gjithnjë e më shumë tufat e bagëtive po rrallohen. Drinar Papri, nga fshati Muçan i Elbasanit, nuk e ka provuar kurrë emigrimin sepse gjyshi e babai i lanë trashëgimi tufën e bagëtive. Sot ai ka plot 300 kokë bagëti ndërsa pavarësisht vështirësive shprehet i kënaqur me fitimin.

Shtimi i restoranteve, hotelerisë dhe bujtinave ka rritur kërkesën e tregut për produkte cilësore,  ndërsa në këtë fshat kjo është e vetmja tufë bagëtish e mbetur.

Drinari thotë se çdo punë ka vështirësitë e saj, por çdo punë gjithashtu kërkon përkushtim dhe pasion. Bagëtitë janë pasioni i tij dhe biznesi familjar për të cilin kujdeset e gjithë familja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat