Njëri dhunoi prindërit, një grua goditi me tullë burrin, 1 në pranga, 3 të proceduar

Shqipëria

Njëri dhunoi prindërit, një grua goditi me tullë burrin, 1 në pranga, 3 të proceduar

Më: 18 prill 2024 Në ora: 14:14
Policia

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë 1 person dhe ka proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 22 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-S. B., 27 vjeç, banues në Darëzezë, pasi dyshohet se dëmtuar lehtë, me mjet prerës, në krah, një shtetas 28-vjeçar, për motive të dobëta;

-E. M., 67 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në tokën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. S., 50 vjeçe, banuese në fshatin Thanë, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë (tullë), bashkëshortin e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat