I dënuar me 8 vjet burg, kapet 59-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi drejt Italisë

Shqipëria

I dënuar me 8 vjet burg, kapet 59-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi drejt Italisë

Më: 20 prill 2024 Në ora: 15:00
Arrestohet në Durrës Viktor Leki

Viktor Leki është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Durrësit, për shkak se ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është dënuar nga Gjykata e Leçes, në Itali me 8 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”.

Ditën e sotme Policia e Durrësit ka arrestuar 59 vjeçarin të shpallur në kërkim ndërkombëtar Viktor Leki.

Arrestimi u mundësua nga shkëmbimi i informacionit mes Interpol Tirana dhe asaj të Romës, me qëllim kapjen e personave të cilët janë në kërkim ndërkombëtar.

Viktor Leki, më 6 mars 2018 është dënuar nga Gjykata italiane e Leçes me 8 vite e 4 muaj heqje lirie, për veprën penale “Pjesëmarrje ne grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”.

Autoritetet shqiptare po punojnë për ekstradimin e Leki në Itali.

Njoftimi i policisië:

Durrës- Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, lokalizoi dhe  arrestoi, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Viktor Leki, 59 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Leçes, Itali, me vendimin e datës 06.03.2018, e ka dënuar me 8 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”.Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat