Rrëfimi i trishtë i Naimes: E shëtis djalin larg dyqanit

Shqipëria

Rrëfimi i trishtë i Naimes: E shëtis djalin larg dyqanit

Më: 20 prill 2024 Në ora: 18:58
Naimja

Naimja 48 vjeç, e cila ka probleme të mëdha me këmbët dhe jeton me bashkëshortin e saj 70 vjeç, shprehet e mërzitur për djalin e tyre 7-vjeçar.

Në emisionin “Real People” në Euronews Albania, ajo rrëfen se detyrohet të mos kalojë afër dyqaneve se nuk i blen dot fëmijës çfarë ai kërkon.

Shqetësimi i Naimes sot është që djali të ketë sa më shpejt një shtëpi të tijën, pasi Myrtezai tashmë është 70 vjeç kurse vet ajo është e pamundur fizikisht, që të mund t’ja sigurojnë diçka të tillë

“E kam fut në shkollë dhe një palë atlete akoma nuk ia kam blerë. As nuk e ndihmoj dot te mësimet, për asnjë lloj gjëje. Edhe burri ka 60 vite që ka mbaruar shkollën, nuk e ndihmon dot. Të kisha të paktën një dhomë e një banjë, nuk përballoj dot më me qira.

Këto rroba të falme janë, por nuk përballoj dot. Qiraja është 100 mijë lekë, janë ujë e drita e shpenzime familjare. Jo se i kena plotësu, as gjysmat, por ato elementaret. Djali më kërkon të gjitha çfarë shikon te të tjerët. Edhe kur e nxjerr nuk çoj nga dyqanet, por nga rruga tjetër.

Mos të më bëj hof te dyqanet se nuk e përballoj dot me ble të gjitha. E kupton që jemi në situatë të vështirë. Një dhomë duam. Nuk bëj dot asnjë lloj pune unë, gjithë natën nuk flej dot prej dhimbjes së këmbëve”, tha Naimja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat