Gjykata liroi protestuesit që hodhën molotov para bashkisë, Noka paralajmëron sërish tubim: Opozita nuk ndalet

Shqipëria

Gjykata liroi protestuesit që hodhën molotov para bashkisë, Noka paralajmëron sërish tubim: Opozita nuk ndalet

Më: 22 prill 2024 Në ora: 11:30
Flamur Noka

Flamur Noka ka folur pas Gjykata ka liruar 4 protestuesit e arrestuar pas protestës së Bashkisë së Tiranës, të cilët hodhën bomba molotovi dhe dhunuan efektivët e policisë.

Mes të tjerash deputeti Noka tha se opozita nuk do të ndalet, duke paralajmëruar sërish protesta.

U shpik një masë që nuk i lejohet të dilet në vende publike. Ndalohet e drejta e protestës, kemi të bëjmë me struktura të krimit të organizuar që janë turrur me çdo kusht të ndalojnë protestës.

A gjykata policia apo shteti i Ramës nuk shpëton dot Veliajn apo ata që janë vjedhur, ata do të përballen me opozitën”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat