Sherr mes dy turisteve në Lukovë, 60-vjeçarja hedh nga shkallët amerikanen

Shqipëria

Sherr mes dy turisteve në Lukovë, 60-vjeçarja hedh nga shkallët amerikanen

Më: 22 prill 2024 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lukovë, ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasja gjermane E. H., 60 vjeçe (dyshohet se vuan nga shëndeti mendor) ka shtyrë nga shkallët, shtetasen amerikane T. P., 54 vjeçe.

Këto dy shtetase banonin në dy apartamente pushimi, me qira, në objektin ku ka ndodhur konflikti.

Shtetasja T. P. është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasja E. H. është shoqëruar për trajtim mjekësor, në spitalin psikatrik të Vlorës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Për këtë rast janë njoftuar edhe ambasadat përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat