Një 39-vjeçare është arrestuar në Dibër pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Itali për drogë.
Policia bën me dije se në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit” dhe shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, lokalizuan dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasen A. Gj, 39 vjeçe.
“Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, parashikuar nga legjislacioni penal italian”-njofton policia.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje në Itali.