U arrestua në Durrës në shkurt, lirohet nga burgu ish-anëtari i bandës së Gaxhait, “Çipuri”! I dënuar më parë për vrasje

Shqipëria

U arrestua në Durrës në shkurt, lirohet nga burgu ish-anëtari i bandës së Gaxhait, “Çipuri”! I dënuar më parë për vrasje

Më: 23 prill 2024 Në ora: 19:13
Armando Sulejmani "Çipuri"

Ka zgjatur shumë pak ditë qëndrimi i Armando Sulejmanit në qelitë e paraburgimit në Durrës ku u arrestua në shkurt të këtij viti pasi u kap teksa qarkullonte me një makinë, targat e së cilës rezultonin të vjedhura. Para arrestimit, Sulejmani tentoi të largohej me shpejtësi nga forcat “Shqiponja”.

Mësohet se 48 vjeçari i njohur ndryshe me nofkën “Çipuri” ish-anëtar i bandës së Gaxhait i dënuar më parë për vrasje, është liruar më 8 mars pas vendimit të dhënë nga gjykata e Tiranës e cila i caktoi si masë sigurie “detyrim paraqitje” Çdo datë 7 dhe 17 të muajit. Vendimi i dhënë u apelua nga prokuroria dy muaj më pas por u la në fuqi nga Gjykata e Apelit të Tiranës pasi prokurori Genti Xholi gjatë gjykimit hoqi dorë nga ankimi i ushtruar.

“Prokurori pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, z. Genti Xholi, gjatë gjykimit, në seancë gjyqësore, hoqi dorë nga ankimi i ushtruar”- thuhet në njoftimin e dhënë nga gjykata.

Arrestimi i “Çipurit” i cili njihet si një ndër njerëzit më të rrezikshëm të botës së krimit shqiptar, u ndalua rreth orës 20:30 të 21 shkurtit nga forcat “Shqiponja” në lagjen nr.15 të Durrësit. Më 24 shkurt, gjykata shpalli të ligjshëm arrestimin e tij për veprat penale “vjedhje” dhe “mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” duke i caktuar masën e sigurimit personal arrest me burg me afat 2 mujor duke filluar nga data 24 shkurt.

Prokuroria e Durrësit shpalli moskompetencën dhe dosja e hetimit i kaloi prokurorisë së Tiranës.

Më pas prokuroria e Durrësit shpalli moskopetencën dhe aktet e hetimit paraprak ia dërgoi për kompetencë hetimi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe dërgoi dosjen gjyqësore në Gjykatën e Tianës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat