Falsifikimi te Unaza e Re/ “Pse s’keni folur për Bashkim Ulajn”? Ja si përgjigjet Berisha - Bota Sot
Falsifikimi te Unaza e Re/ “Pse s’keni folur për Bashkim Ulajn”? Ja si përgjigjet Berisha

Shqipëria

Falsifikimi te Unaza e Re/ “Pse s’keni folur për Bashkim Ulajn”? Ja si përgjigjet Berisha

Më: 25 dhjetor 2018 Në ora: 12:42
Foto

Sali Berisha ishte dje i ftuar në A-Show ku dhe foli për skandalin e abuzimit me Unazën e Re, si dhe arsyen pse nuk e përmend kompaninë që është përfshirë në këtë çështje.

I pyetur nga Adi Krasta: “Pse nuk keni folur asnjëherë për Ulajn kohët e  fundit, për kompaninë dhe për marrëdhënien e falsifikimit dhe situatën shumë problematike të kompanisë së tij”, Berisha është përgjigjur: “kam bindjen se përgjegjësi kryesor është Edi Rama me Damian Gjiknurin”.

Ndaj të pasurve, ka sot një rrymë kundër tyre, unë nuk qëndroj në atë rrymë.

Unë nuk qëndroj në atë rrymë sepse unë kam një besim më të thellë se ata janë gjeneratorët e punësimit dhe zhvillimit të vendit.

Njëlloj sikur ata që kanë dhunti poezinë apo të tjerë që kanë dhunti prozën e të tjerë kanë dhunti inxhinierinë, ata kanë dhunti biznesin, kanë dhunti iniciativën e lirë.

Ajo dhunti e tyre vërtet i prosperon ata por edhe shoqërinë.

Por unë jam për rregulla të barabarta, për konkurrencë të ndershme për zbatim të ligjit”, tha Berisha.

Ai thotë se nuk i sulmon biznesmenët, por kur ishte kryeministër, të gjithë e mbajnë mend se si i merrte me radhë nëpër gojë nga foltorja e Kuvendit, shumicën e biznesmenëve që nuk ishin në tarafin e tij./Tem

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera