Shkëlqen skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin. Ajo zuri vendin e parë në disiplinën e sllallomit në Kupën e Botës, që u mbajt në Semmering! Shiffrin ka pasur kohën për 1:42,99 minuta, për 29 qindtat ka qenë më e shpejt se sllovakja Petra Vlhova. Në vend të tretë renditet zvicerania Wendy Holdener ose me 9 qindtat e kohës më të dobët se Vlhova. Në renditjen e sllallomit, Shiffrin prinë me 500 pikë, 100 më shumë se Vlhova, kurse në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, amerikania Shiffrin thellon edhe më shumë epërsinë, duke arritur në 1034 pikë, pasojnë Vlhova (568), Mowinckel (396) etj.
Rezultatet
1.Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:42,99
2. Petra Vlhova (Sllovakia) +00,29
3. Wendy Holdener (Zvicra) +00,38
4. Katharina Liensberger (Austria) +00,75
5. Katharina Truppe (Austria) +01,58
6. Anna Swenn-Larsson (Suedia) +01,81
7. Irene Curtoni (Italia) +02,29
8. Roni Remme (Kanada) +02,60
9. Mina Fürst Holtmann (Norvegjia) +03,16
10. Laurence St-Germain (Kanada) +03,21