Garë dramatike në Wengen, fiton 21-vjeçari!

Skijim

Garë dramatike në Wengen, fiton 21-vjeçari!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 janar 2019 Në ora: 15:10
Clement Noel

Në Qendrën e Skive në Wengen të Zvicrës, u zhvillua garë dramatike në disiplinën e sllallomit dhe skiatori 21-vjeçar nga Franca, Clement Noel, bëri sensacion, duke shënuar fitoren e parë në karrierën e tij! Djaloshi i ri francez në dy rrëshqitje ka qenë i përsosur dhe shënoi fitore me kohë të kaluar për 1:45.40 minuta, duke qenë më i shpejt për 10 qindtat e sekondës se kampioni në fuqi i botës,  Marcel Hirscher, që renditet në pozitën e tretë.

Image

Marcel Hirscher

Garë dramatike që e dëshmon edhe diferenca e ngushtë mes tre të parëve, por që pak kush e kishte pritur triumfin e Noelit. Në vend të dytë renditet austriaku Manuel Feller i cili ngeci për tetë qindtat nga francezi, por ka qenë më i mirë për dy qindtat se bashkëkombësi i tij Hirscher. Norvegjezi Henrik Kristoffersen me gjithë paraqitjen e mirë përfundoi në vend të katërt me 30 qindtat e kohës më të dobët se Noel.

Në renditjen e sllallomit Hirscher udhëheq me 496 pikë, i përcjellur nga Daniel Yule (323), Henrik Kristoffersen (319), Clement Noel (301) etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme prinë bindshëm me 1036 pikë, duke lënë pas Henrik Kristoffersen (621), Alexis Pinturault (560),  Vincent Kriechmayr (465), Aleksander Aamodt Kilde (452) etj.

Rezultatet

1. Clement Noel (Franca)      1:45.40

2. Manuel Feller (Austria)     +0.08

3. Marcel Hirscher (Austria) +0.10

4. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)          +0.30

5. Daniel Yule (Zvicra)  +0.74

6. Michael Matt (Austria) +1.28

7. Christian Hirschbuehl (Austria) +1.41

8. Dave Ryding (Britania e Madhe)         +1.48

9. Stefano Gross (Italia) +1.53

10. Marco Schwarz (Austria) +1.54

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat