Paris më i miri në lëshim

Skijim

Paris më i miri në lëshim

Nga: Kemajl Goca Më: 25 janar 2019 Në ora: 18:07
Paris

Skiatori nga Italia Dominik Paris bëri paraqitje fenomenale në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Kitzbuehel të Austrisë. Në një atmosferë madhështore, Paris u tregua i shkathët dhe zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:56,82 minuta. Një fitore shumë e madhe për Parisin, që dukshëm ia shton gjasat në luftë për vend të parë në disiplinën e përgjithshme të lëshimit.

Ai arriti një fitore me diferencë të ngushtë, por shumë të vlefshme, duke iu ofruar për 100 pikë të parit në lëshim, Feuz.  Skiatori italian ka pasur kohën më të mirë për 20 qindtat se Beat Feuz nga Zvicra. Feuz rrëshqiti mjaft mirë, zuri vendin e dytë, me 17 qindtat e kohës më të mirë se austriaku Otmar Striedinger. Italiani Christof Innerhofer ngeci shumë me kohë në krahasim me pozitën e parë por edhe me pozitën e tretë.

Image

Ai renditet në pozitën e katërt me kohë me të ngadalshme për 93 qindtat se vendi i parë dhe për 56 qindtat se Striedinger. Rezultat zhgënjyes arritën edhe dy skiatorë austriak Hannes Reichelt e Matthias Mayer, që renditen në vend të tetë përkatësisht të nëntë. Reichelt ka pasur kohën më të mirë për 6 qindtat se Mayer.

Karakteristikë është se, u ashpërsua lufta për vend të parë në renditjen e përgjithshme të lëshimit, Feuz udhëheq me 420 pikë, ka 100 më shumë se pozita e dytë Paris, kurse Innerhofer është i treti me 260 pikë, pasojnë Kriechmayr (249), Kilde (228), Franz (222), Bennett (214), Svindal (200), Clarey (188) dhe Caviezel (182). Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, austriaku Marcel Hirscher udhëheq bindshëm me 1.036 pikë, pasojnë Kristoffersen (621), Pinturault (560), Feuz (513), Paris (490), Kriechmayr (465), Kilde (465) etj.

Rezultatet

1. Dominik Paris (Italia)    1:56,82

2. Beat Feuz (Zvicra) +0,20

3. Otmar Striedinger (Austria)      +0,37

4. Christof Innerhofer (Italia)  +0,93

5. Daniel Danklmaier (Austria)      +0,94

6. Benjamin Thomsen (Kanada)   +1,06

7. Josef Ferstl (Gjermania)      +1,10

8. Hannes Reichelt (Austria)   +1,11

9. Matthias Mayer (Austria)          +1,17

10. Matteo Marsaglia (Italia)  +1,18

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat