Paris më i miri, kampion i ri në supersllallom të madh 

Skijim

Paris më i miri, kampion i ri në supersllallom të madh 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 mars 2019 Në ora: 15:46
Paris më i miri, kampion i ri në supersllallom të madh, foto Reuters

Italiani Dominik Paris është kampion i ri në disiplinën e supersllallomit të madh.  Paris shënoi fitore në supersllallomin e madh në Qendrën e Skive në Grandvalira Soldeu të Andorrës. Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:20.42 minuta dhe me diferencë më të mirë për 15 qindtat nga pozita e dytë, zvicerani Mauro Caviezel. Ndërkaq, Vincent Kriechmayr nga Austria renditet në vend të tretë, por me një kohë më të dobët për 42 qindtat se Paris.

Norvegjezi Kjetil Jansrud mbetet jashtë podiumit, duke zënë pozitën e katërt me 14 qindtat e kohës më të ngadalshme se Kriechmayr. Paris është kampion i ri në disiplinën e supersllallomit të madh, duke fituar “Globin e Vogël të Kristaltë”. Ai zuri vendin e parë në supersllallomin e madh me 430 pikë, ndërsa Kriechmayr është i dyti me 346, Caviezel 324 pikë, kurse në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher udhëheq me 1.508 pikë, pasojnë Pinturault (999), Kristoffersen (988) etj.

Rezultatet
1. Dominik Paris (Italia)    1:20.42
2. Mauro Caviezel (Zvicra)    +0.15
3. Vincent Kriechmayr (Austria)    +0.44
4. Kjetil Jansrud (Norvegjia)    +0.58
5. Christof Innerhofer (Italia)        +0.70
6. Mathias Mayer (Austria)    1,02
7. Adrian Sejersted (Norvegjia)    +1,14
8. Aleksander Kilde (Norvegjia)    +1,23
9. Beat Feuz (Zvicra)    +1,25
10. Christian Walder (Austria)    +1,27

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat