Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin fitoi në disiplinën e sllallomit të madh, njëherësh rrëmbeu “Globin e vogël të Kristaltë”. Shiffrin ka qenë më e mira edhe në garën e fundit në sllallomin e madh, që u zhvillua në Grandvalira Soldeu të Andorrës.
Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:23,17 minuta, me kohën më të mirë për 30 qindtat se garuesja nga Zelanda e Re, Alice Robinson, kurse në vend të tretë renditet sllovakja Petra Vlhova, por me kohë më të dobët për 41 qindtat se fituesja e garës.
Shiffrin shënon fitoren e 17-të gjatë këtij edicionit dhe të 60-tën në karrierën e saj, kësisoj fitoi titullin e kampionit të ri, “Globin e madh të Kristaltë”. Ky është titulli i tretë rresht i kampionit të botës për 24-vjeçaren.
Shifrin është kampione në tri disiplina, në sllallom, sllallom të madh dhe supersllallom. Ajo është kampione në sllallomin e madh me 615 pikë, duke lënë pas Vlhovan (478), kurse në Kupën e përgjithshme të Botës, Shifrin zuri vendin e parë me 2204, pas e la Vlhovan me 1355.
Rezultatet
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 2:23,17
2. Alice Robinson (Zelanda e Re) +00,30
3. Petra Vlhova (Sllovakia) +00,41
4. Tessa Worley (Franca) +01,21
5. Viktoria Rebensburg (Gjermania) +02,03
6. Wendy Holdener (Zvicra) +02,34
7. Eva-Maria Brem (Austria) +02,82
8. Katharina Liensberger (Austria) +02,89
9. Sara Hector (Suedia) +03,04
10. Mina Fürst Holtmann (Norvegjia) +03,34