Skitarët tanë mbyllën sot garat në Erzurum 2019

Skijim

Skitarët tanë mbyllën sot garat në Erzurum 2019

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 15:38
Skitarët tanë mbyllën sot garat në Erzurum 2019

Skitarët tanë, Drin Kokaj dhe Era Shala, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj, “Llozana 2020, mbyllën sot garat në Erzurum 2019, garë kjo që po mbahet nga Federata Ndërkombëtare e Skitarisë (FIS).

Kokaj garoi edhe sot në sllallom të madh, duke zënë vendin 31 prej 50 garuesve, prej të cilëve vetëm tre u larguan nga shtegu. Drini pati kohën 1:31.65 sekonda.

Edhe Era garoi në sllallom të madh, duke pasur paraqite të mirë, pasi doli e 16-ta nga 25 garuese, tri prej të cilave dolën nga shtegu. Shala pati kohën 1:41.00 sekonda.

LOD për të Rinj, "Llozana 2020" mbahen prej 9-22 janar 2020 në Llozanë të Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat