Slloveni befason të gjithë, shënon fitore në sllallomin e madh

Skijim

Slloveni befason të gjithë, shënon fitore në sllallomin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 11 janar 2020 Në ora: 15:57
Slloveni befason të gjithë, shënon fitore në sllallomin e madh

Skiatori slloven, Zan Kranjec, befason të gjithë, duke shënuar fitore të madhe në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Adelboden të Zvicrës.

Kranjec bëri rrëshqitje më të mirë dhe zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:27.90 minuta dhe la pas vetes kroatin. Filip Zubçiç.

Kranjec doli me kohë më të mirë për 29 qindtat se kroati, ndërsa francezi Victor Muffat-Jeandet e norvegjezi Henrik Kristoffersen renditen në vend të tretë me kohë më të dobët për 64 qindtat e sekondës më të dobët se fituesi i garës apo për dy qindtat ishin më të shpejt se Aleksander Aamodt Kilde nga Norvegjia.

Në sllallomin e madh Kranjec prinë me 270 pikë, pasojnë Kristoffersen 253, Pintaurault 172 pikë etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës Kristoffersen udhëheq me 531 pikë, i ndjekur nga Kilde 519, Pintaurault 501 pikë etj.

Rezultatet 
1. Zan Kranjec (Sllovenia)    2:27.90
2. Filip Zubçiç (Kroacia)    +0.29
3. Victor Muffat-Jeandet (Franca)    +0.64
3. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)    +0.64
5. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia)    +0.66
6. Roland Leitinger (Austria)    +0.91
7. Ted Ligety (SHBA)    +0.95
8. Mathieu Faivre (Franca)    1.01
9. Fabian Wilkens Solheim (Norvegjia)    +1.19
10. Alexis Pinturault (Franca)    +1.21

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat