Yule fantastik, Kristoffersen kryeson në renditjen e përgjithshme

Skijim

Yule fantastik, Kristoffersen kryeson në renditjen e përgjithshme

Nga: Kemajl Goca Më: 12 janar 2020 Në ora: 15:20
Yule fantastik, foto Reuters

Zvicerani Daniel Yule ka qenë fantastik në garën e disiplinës së sllallomit të Kupës së Botës në ski, e cila u mbajt në Adelboden të Zvicrës. Yule ka shënuar fitore të madhe me kohë të kaluar për 1:48,73 minuta dhe pati kohën më të mirë për 23 qindtat e sekondës se norvegjezi Henrik Kristoffersen.

Kjo fitore vjen pas pak ditëve në sllallom përkatësisht me 9 janar kishte triumfuar në sllallom në Qendrën e Skive në Madonna di Campiglio në Itali. Austriaku Marco Schwarz  bëri paraqitje të mirë, arriti në podium përkatësisht në vend të tretë dhe me kohë më të ngadalshme për 28 qindtat se Yule.

Zvicerani Ramon Zenhausern me pak fat do të arrinte në vend të tretë, por ngeci për 8 qindtat dhe u desh të kënaqej me pozitën e katërt.  Në renditjen e sllallomit Kristoffersen kryeson me 322 pikë, pasojnë Yule 290, Noel 240, Pinturault 206 pikë etj. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Kristoffersen prinë me 611 pikë, i ndjekur nga Pinturault 533, Kilde 519 Paris 454 pikë etj.

Rezultatet

1. Daniel Yule (Zvicra)  1:48,73

2. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)          +0,23

3. Marco Schwarz (Austria)  0,28

4. Ramon Zenhäusern (Zvicra)       0,36

5. Victor Muffat-Jeandet (Franca) 0,41

6. Linus Strasser (Gjermania)         0,50

 7. Fabio Gstrein (Austria)     0,58

 8. Alexis Pinturault (Franca) 0,59

 9. Loic Meillard (Zvicra)       0,61

10. Sebastian Foss Solevaag (Norvegjia)          0,62

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat