Profesoreshat ferizajase, instruktore dhe të dashuruara në skijim!

Skijim

Profesoreshat ferizajase, instruktore dhe të dashuruara në skijim!

Nga: K. G. Më: 2 shkurt 2020 Në ora: 15:37
Blerta e Vlora

Jeta dhe sporti!

Tërë jetën me sport edhe pse ende nuk i kanë mbërri të 40-tat në moshë, kanë një karrierë goxha të madhe sportive, pothuajse dy dekada e gjysmë! Vlora Jashari, një kohe hendbollistja më e mirë në Kosovë, pastaj edhe si trajnere, si dhe Blerta Tërpeza, dikur portiere e hendbollit!

Si njëra dhe si tjetra kanë zgjedhur edhe një profesion tjetër, instruktore të skijimit dhe pothuajse kohën më të madhe të stinës së dimrit e kalojnë në Qendrën e Skive në Brezovicë.

Image

Fakti tjetër është se Vlora është edhe instruktore në një autoshkollë. Blerta dhe Vlora janë edhe profesoresha dhe shoqe të pandashme, herë e çojnë mirë e herë kanë replika apo mospajtime në konceptet sportive.

Vlora dhe Blerta janë në formën më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat