Edhe një medalje për Kosovën 

Skijim

Edhe një medalje për Kosovën 

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 17:01
Edhe një medalje për Kosovën 

Skitarja e Kosovës, Lirika Deva, ka fituar medaljen e argjendtë në garën ndërkombëtare të FIS-it, “Uludag 2020” grupmosha U-14, disiplina e sllallomit të madh.

“Në garën ndërkombëtare të FIS (Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë) në Uludag të Turqisë në disiplinën e sllallomit të madh, skiatorja jonë e kategorisë U-14 Lirika Deva fitoi përsëri medalje, ku doli e dyta, ndërsa Elena Hoxha doli e teta.

Në kategorinë U-16 u arritën këto rezultate: Kiana Kryeziu doli e gjashta, Era Deva doli e shtata, Etna Nura e teta.

Në konkurrencën e meshkujve në kategorinë U-16 Dren Spahiu zuri vendin e tetë”, njofton Federata Skitare e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat