Tre skitarët tanë, sot garuan në Erzurum, ja rezultatet

Skijim

Tre skitarët tanë, sot garuan në Erzurum, ja rezultatet

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 16:17
Tre skitarët tanë, sot garuan në Erzurum, ja rezultatet

Tre skitarët tanë, Arbi Pupovci, Drin Kokaj dhe Kiana Kryeziu, kanë garuar sot në ditën e dytë të garës së Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS), që po mbahet në Erzurum të Turqisë, disiplina e sllallomit.

Për dallim nga dita e parë, ku Arbi fitoi medaljen e bronztë, këtë herë është diskualifikuar në lëshimin e dytë. Në lëshimin e parë, Arbi doli i shtati. Bashkë me Arbin, garën nuk e përfunduan edhe tre garues tjerë.

Drin Kokaj përfundoi i 12-ti nga 20 garues sa e mbaruan garën. Ai pati kohën pas dy lëshimeve 1 minutë, 0 sekonda e 69 të qindtat.

Në konkurrencën e femrave, paraqitje të mirë pati skitarja e re, Kiana Kryeziu, e cila përfundoi në vendin e shtatë nga 14 garuese në total. Ajo përfundoi të dy lëshimet me kohë 1:04.73.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat